Rama mbledh kryesinë! Çfarë pritet dhe çfarë paralajmëroi 1 javë më parë kryesocialisti
Këtë të martë, në orën 09:00, Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama pritet të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste në selinë qendrore. Rama e ka njoftuar këtë mbledhje një ditë pasi i dorëzoi Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshimet në qeveri dhe disa ditë pasi bëri lëvizjet në kabinet.
Në mbledhjen e kryesisë pritet të njoftohet data e Asamblesë Kombëtare, e cila vjen si rrjedhojë e një paralajmërimi nga fjala e Ramës në Grupin Parlamentar të enjten, kur bëri ndryshimet në qeveri.
“Të përqendrohemi te fokusi, tek punët tona. Propozoj që marsin dhe nëntorin t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të PS-së, që të rikthehemi aty ku e kemi burimin e fuqisë, për të hapur një odë dialogu me anëtarët e simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta dhe gjithçka ata duan të ndajnë me ne”, -u shpreh Rama.
Nga ana tjetër, të enjten e kaluar Rama njoftoi ndryshimet në qeveri si më poshtë:
NDRYSHIMET NË QEVERI:
- Zv.kryeministre, Albana Koçiu – zëvendëson Belinda Ballukun
- Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiun
- Ministër i Drejtësisë, Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallarin
- Ministër i Energjisë, Enea Karakaçi – zëvendëson Belinda Ballukun
- Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi – zëvendëson Pirro Vengun
- Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogun
- Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – zëvendëson Elisa Spiropalin
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit