VIDEO/ Rama mbërrin në selinë e PS-së, dje i dorëzoi Begajt propozimet për ndryshimet në qeveri
Këto janë pamjet kur Kryeministri Edi Rama mbërrin në selinë e PS-së, aty ku prej orës 09:00 ka nisur mbledhjen me kryesinë e partisë. Mbledhja e kryesisë së PS-së zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa Rama u largua duke biseduar me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi Kreut të Shtetit, Bajram Begajt, propozimet për ndryshimet e fundit në qeveri në takimin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”, njoftoi Presidenca pas takimit.
Ndryshimet në qeveri:
Albana Koçiu – Zëvendëskryeministre (largohet Belinda Balluku)
Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm (largohet Albana Koçiu)
Ferit Hoxha – Ministër i Jashtëm (largohet Elisa Spiropali)
Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës (largohet Belinda Balluku)
Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin (largohet Toni Gogu)
Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë (largohet Besfort Lamallari)
Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes (largohet Pirro Vengu)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit