Rama: Më 16 maj në Tiranë te Sheshi Skënderbej do të vijë gjithë Europa

21 Prill 2025 | 18:24

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në qytetin e  Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalimit të tij, ai vë në dukje marrjen e një mandati të katërt, ku sipas tij, vlen për vazhdimësinë e negociatave.

“Ne na duhet diçka më shumë. Jo për mua, por për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekond. Negociata janë diskutime dhe dakordësi dhe kur bie dakordësia për të bërë gjëra, duhet të kalojë në proces. Kalon në qeveri, parlament, kërkohen vota.

Imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta. Të imagjinosh veten pa pritur dhe pa kujtuar, pasi ua përmbysëm imazhin për Shqipërinë, ua bëmë Shqipërinë një vend të vlerësuar, pasi troç iu mësuam se nuk nga shohin nga lart poshtë, nëse jemi ballë për ballë do na shohin me respekt. Pasi ua kemi mësuar këto, ata të marrin vesh që do flasin me bufin, që në çdo takim fiket llamba tre herë.

Më 16 maj në Tiranë te Sheshi Skënderbej do të vijë gjithë Europa. Jo vetëm BE, por do shkulem në gjithë, nga Lodra në Ankara. Të gjitha ata që janë anëtarë të KiE, do vijnë të gjithë te Skënderbeu, te profeti i historisë shqiptare”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026