Rama ndan certifikatat për artistët e vegjël të pikturës: Qëndroni larg telefonave

20 Dhjetor 2022 | 10:52

Artistë të vegjël nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për finalistët e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishin prindërit e fëmijëve, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama, në fjalën e tij, përgëzoi të vegjlit për punimet e tyre artistike ndërsa këshilloi fëmijët nga e gjithë Shqipëria që të mos heqin dorë nga piktura, pavarësisht rrugëtimit profesional që do të marrin në të ardhmen.

Gjithashtu, kreu i qeverisë i inkurajoi ata të mos qëndrojnë shumë orë para ekraneve të televizorit apo të telefonit.

“Mund t’ju them se pikturat tuaja i kam parë me kërshëri, në kohët kur ju i prezantonit në ditët e konkursit. Kam parë talente me gjithë mend mbreslënëse, uroj që një prej tyre të vazhdojë këtë rrugë. Por nga ana tjetër, ju këshilloj se pavarësisht se mund të zgjidhni tjetër rrugë për jetën tuaj profesionale, të mos e lini këtë aktivitet të syrit, mendjes, duarve që ju jep mundësinë të ushqeni fantazinë tuaj dhe mundësinë të shkëputeni për një moment nga e përditshmja dhe të merreni me veten tuaj.  Sepse është një ushtrim shumë i mirë për syrin, mendjen shpirtin. Rruga e artit, rrugë e vështirë, jo e lehtë, por shumë e bukur. Për këto punë që janë këtu dua sinqerisht që t’ju them se janë vërtetë punë mbresëlënëse.

Meritoni duartrokitje të gjatë të gjithë së bashku. Patjetër meritoni dhuratë simbolike, ju meritoni shumë më tepër se një dhuratë. Shpresoj që me dhuratat që ka përgatitur ministria për ju, të ndiheni të vlerësuar siç e meritoni. Janë punë të përzgjedhura nga publiku dhe komision profesionistësh, që janë të befasuar nga cilësia e këtyre punëve. Të qëndrojmë larg ipadeve, celularëve, kompjuterëve që janë halli i madh për çdo prind sot. Patjetër që teknologjia duhet dhe është e ardhmja, është e pashmangshme. Ky moment është i veçantë edhe për fëmijët”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026