“Rama ndihmoi Kurtin në fitore”, eksperti zbulon prapaskenat

29 Dhjetor 2025 | 10:56

Korab Blakaj, ekspert i çështjeve politike, në një lidhje live për Euronews Albania tha se mbështetja e Kryeministrit Edi Rama për Albin Kurtin ka qenë jashtëzakonisht e madhe.

Sipas tij, fakti që Rama angazhohej për krijimin e asociacioneve të komunave serbe në kuadër të asaj që quhet “Ballkani i Hapur” ka ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Kurtin.

“Të gjitha këto veprime i kanë treguar popullit të Kosovës se cili politikan vepron në përputhje me interesat kombëtare dhe cili është jashtë kësaj linje. Në këtë kuptim, e falënderojmë Ramën, i cili ka ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kurtin. E falënderojmë për qëndrimet dhe idetë e tij kozmopolite dhe për mbështetjen ndaj “Ballkanit të Hapur”. Kurti është një politikan i përgjegjshëm dhe nuk ka të drejtë të deklarojë diçka tjetër përveç asaj që ka nevojë interesi i popullit të Kosovës. Ne duam bashkimin me Shqipërinë dhe duam të ndërtojmë një shtet kombëtar të përbashkët. Edhe pse herë pas here në pushtet vijnë njerëz që nuk janë të përkushtuar ndaj bashkimit kombëtar, ne e duam Shqipërinë, i duam shqiptarët kudo dhe do të vazhdojmë për ndërtimin e shtetit kombëtar. Kurti është një nga faktorët kryesorë në këtë drejtim. Vetë fakti që ai mbron kufirin lindor të Shqipërisë etnike tregon se është në linjë me ata që angazhohen për bashkimin kombëtar”, u shpreh eksperti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026