Rama në Gramsh: Altin Dumani po bën drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi pasditen e së enjtes një takim elektoral me mbështetësit socialistë në Gramsh.
Në fjalën e tij Rama përmendi mes të tjerash reformën në drejtësi që siç tha u bë e mundur në sajë të PS, ndërsa vlerësoi rezultatet e saj duke vendosur para ligjit politikanë të veshur me pushtet.
Kryeministri theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që me të marrë pushtetin i ka dhënë drejtësinë “shpatën” për të vendosur drejtësi para ligjit.
“Bëmë atë që nuk e bëri asnjë forcë tjetër politike që pasi morëm pushtetit t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e drejtësisë. Që nga 1912 drejtësia varej nga qeveria dhe i pari i qeverisë, ndodhej në zyrën e qeverisë, te zyra ku jam unë sot ku nuk është më ajo shpatë se ne atë shpatë ja dorëzuar drejtësisë… Altin Dumani e të tjerë ishin njerëz të çarmatosur, ata që i janë qepur prapa, këneta me kuak kuak kuak që duan të na parakalojnë duke i treguar popullit përralla që nuk i ha njeri, ata jo shumë vite më parë vrisnin ditën për diell. Kanë vrarë disa herë në kohë të ndryshme derisa vranë nën dritaret e kryeministrisë. E imagjinoni dot që sot të vriteshin protestues, poshtë dritares së kryeministrisë, Altin Dumani të çonte letër 3 drejtuesve të policisë dhe unë të përdorja detyrën për t’i mbrojtur dhe të dilja në TV e të thosha se prokurorja është lavire, siç i tha bufi i kënetës”, tha Rama.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara