Rama në konferencë me Costa: Kemi dakordësi 100% me BE, fokusi jonë zbatimi i reformave

2 Qershor 2026 | 12:45

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa e falenderoi këtë të fundit për angazhimin e drejtpërdrejtë ën rrugëtimin e Shqipërisë që nga nisja e procesit të negociatave me BE.

Rama theksoi fakti se Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim që e ndan nga BE vetëm shqetësime që e bashkojnë, pasi siç tha “kemi dakordësi 100 për qind për të gjitha çështjet me BE”.

“Takimi me ty është një orë mësimi nga një eksperiencë e madhe dhe nga një njohje e thellë e çështjeve të Evropës. Dua ta falënderoj për angazhimin, përpara se ne të përfundojmë mbylljen e fazës së parë dhe hapjen e kapitujve në një kohë që po përballemi me sfida të përbashkëta.

Ne ndajmë plotësisht me presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës sonë këtu mbetet puna jonë, që do të thotë se ne kemi detyra për të përmbushur, jo thjesht për hyrjen në Bruksel, por për përmirësimin e institucioneve, pushtetit të pavarur në Shqipëri, dhe tani në këtë fazë theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses, apo ligjeve që do të vazhdojnë të hyjnë nga BE.

Është një proces me shumë sfida. Presidenti na ka sugjeruar të rrisim përpjekjet për të njohur publikun me të gjitha këto sfida. Kemi dakordësi 100 për qind për të gjitha çështjet me BE”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi....
15:36 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026

Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër, identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës ku mbeti viktimë një 55-vjeçare. Viktima...
15:12 | 09/07/2026