Rama në konferencë me Starmer: Krenar për punën që kemi bërë për emigracionin

15 Maj 2025 | 12:46

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të enjte një takim me kryeministrin e Britanisë së Madhe Keir Starmer. Pas takimit me dyer të mbyllura ata mbajtën edhe një konferencë për shtyp, ku kryeministri Rama tha se është krenar për punën e bërë me emigracionin.

“Ky është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, sepse asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të lidhur të paktën në dy çështje të rëndësishme. Në çështjen e Ukrainës si dy vende që ndajmë edhe anëtarësimin në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm. Në këtë të dytën kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm, ndërsa sa i përket të parës, situata gjeopolitike është shumë e trazuar, por ne kemi thelluar bashkëpunimin dhe po punojmë intensivisht për të  krijuar më shumë sinergji në sistemin e mbrojtjes.

Në angazhimin kundër rrjete e kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye të jemi shumë krenar për punën që kemi bërë. Shifrat janë mbresëlënëse dhe unë përfitoj nga rasti i pranisë suaj dhe medias britanike për të theksuar që referimi në shifrat shumë të suksesshme, është gjëja e duhur për publikun britanik dhe kjo kultivimi i miteve që shqiptarët janë një problem për Britaninë. TË gjitha shifrat flasin vetë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë tentuar të hynë në Britaninë e Madhe nëpërmjet emigracionit të paligjshëm është disa qindra. Dua që të theksoj edhe një shifër që më bën shumë përshtypje, kur thuhet se 1 në 15 shqiptar na qenka në burg. Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marr statusin e të vërtetës, ndërkohë që shifra është 1 në 500”,-tha Edi Rama.

Në takimin e mbajtur mes dy kryeministrave Rama-Starmer, u nënshkruan:

Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Deklarata e Qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026