Rama në Maliq: Kemi transformuar këtë qytet, votoni integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama ka zhvillur një takim me qytetarët e Maliqit në Korçë. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.
Rama tha se angazhimi i qeverisë ka qenë për të kthyer mbështetjen e qytetarëve në vepra konkrete, si ndërtimi i infrastrukturës moderne, krijimi i mundësive për punësim, dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.
“Maliqi ka një energji të madhe e Maliqi mbetet bastion i palëkundur i PS-së. Ne jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë për ju, vepra të reja për ju, rrugë të reja për zhvillim, punësim e mirëqenie. Kemi gjetur mbështetje të madhe te kryetari juaj. Kjo bashki është transformuar totalisht. Keni edhe Pallatin e Kulturës të Rilindur në Maliq”, tha ai.
Gjatë takimit, kryeministri bëri thirrje për mbështetje masive në zgjedhjet e 11 majit, duke iu kërkuar qytetarëve të votojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë. T’i japim mesazh Europës, se shqiptarët e duan BE-në. Ne kemi bërë dhe po bëjmë detyrat që na takojnë në rrugën drejt BE-së”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë