Rama në mbështetje të Erdogan, Berisha thirrje komunitetit shqiptar në Turqi
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një deklaratë për media, ku i kërkoi komunitetit shqiptar në Turqi që të mos e marrë parasysh mesazhin e kryeministrit Rama për të mbështetur presidentit Erdogan në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Berisha ftoi kumunitetin shqiptar në Turqi që të votojë për liritë e tyre në zgjedhjet e 14 majit, duke u pozicionuar kundër presidentit Erdogan.
“Jam sot këtu për të denoncuar publikisht ndërhyrjen skandaloze të Edi Ramës në fushatën elektorale të vendit mik, Turqisë.
Me një mesazh të gjatë, që synon t’i adresohet komuniteti të gjerë shqiptar në republikën e Turqisë, Edi Rama, një armik i vërtetë i votës së lirë, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, u kërkon shqiptarëve, qytetarëve turq, të votojnë me 14 maj për presidentin aktual në largim të Turqisë.
Me këtë rast, duket dënuar këtë ndërhyrje të pafalshme dhe të palejueshme të një njeriu që nuk respekton asnjë ligj dhe asnjë normë, kombëtare apo ndërkombëtare, u rikujtoj komunitetit shqiptar në Turqi, duke i shprehur atij nderimin më të madh, se njeriu që u bëri thirrje nga Tirana se për kë duhet të votojnë, është një armik i vërtetë i lirive të qytetarëve shqiptarë, i votës së tyre, i pasurive të shqiptarëve, i ligjeve të vendit”, tha Berisha.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë