Rama në Pogradec: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

5 Maj 2025 | 18:50

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të hënën një takim në Pogradec, ku kërkoi që vota më 11 maj të shkojë për pasaportës europiane, që siç tha do të jetë e mundur vetëm me Partinë Socialiste.

Rama iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë siç bënë socialistët në mars ‘92, që t’u japin fëmijëve të tyre një të ardhme evropiane.

U them demokratëve të bëjnë të njëjtën gjë që bënë socialistët në mars 92. Në rast se janë prindër të votojnë për fëmijët e tyre, që tu japin fëmijëve të tyre pasaportën evropiane. Që edhe fëmijët të kuptojnë se për këtë pasaportë, baba dhe nëna votuan bënë një sakrificë të madhe, votuan një maskara si Edi Rama. Le të thonë ç’të duan për mua, por të votojnë 5. Nëse nuk e bëjnë këtë, le të bëjnë atë që bëra unë në mars të ‘92. Nuk shkova fare të votoj. As për askënd tjetër.

Kush nuk shkon të votojë i hap rrugën shumicës. U bashkova me ata që i hapën rrugë Shqipërisë. Le ta bëjnë kështu. Të mos votojnë fare. Të çohet burri që në mëngjes të vishet, të mbajë radhë dhe të hidhet në kënetë. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026