Rama në prezantimin e “OSHEE Charge”: Do të kalojmë në matësat inteligjentë

10 Nëntor 2025 | 11:54

Kryeministri Edi Rama  këtë të hënë ka qenë i pranishëm në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”. Bashkë me të ka qenë prezente dhe zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku.

Rama theksoi se brenda vitit të ardhshëm do të nisë transformimi i matësve të energjisë në sistem inteligjent.

“Dëshiroj t’i përcjell përgëzime atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky është lajm i mirë, i cili vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë, që ndërkohë, është kthyer edhe në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe ku nuk punohet më në emergjencën e tmerrshme të ditës. Sot kemi këtë inovacion dhe besoj brenda vitit që vjen do të kemi edhe fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin inteligjent, me një pjesë të parë rreth 350 mijë matësash dhe brenda këtij mandati besoj se do të përmbyllim këtë proces, që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve teknike në rrjet, duke e çuar padiskutim në mesataren e poshtme të BE, por edhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori. Nga ana tjetër, kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një data center të fjalës së fundit, drejtpërdrejt me KESH, pra një inovacion që shkon në drejtimin që fol. ”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026