Rama në promovimin e librit të Christopher Hill: Diplomat që e ka jetuar Ballkanin

5 Dhjetor 2025 | 15:11

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në promovimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill, të mbajtur në Universitetin Europian të Tiranës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e cilësoi Hill si një nga njohësit më të mirë dhe më të thellë të Ballkanit në diplomacinë amerikane.

Rama u ndal në stilin e veçantë të Hill, duke thënë se ai është “ndoshta i vetmi diplomat amerikan që e kupton Ballkanin jo nga distanca, por nga brenda”. Sipas tij, Hill ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e komunikimit mes popujve të rajonit dhe SHBA-ve.

“Chris Hill e ka jetuar Ballkanin në të gjithë këndet e tij. Kur e takova për herë të parë, më bëri përshtypje fakti që nuk të jepte ndjesinë e një njeriu që vinte për të bërë gjykime. Më impresionoi mënyra se si dëgjonte një virtyt jo shumë i zakonshëm tek ambasadorët amerikanë,” u shpreh Rama.

Kryeministri kujtoi gjithashtu momentin e parë kur kishte dëgjuar për diplomatin amerikan. “Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg. Ishte një mënyrë shumë mbresëlënëse për të lënë emër sapo kishe zbritur në Shqipëri, pa u angazhuar ende në reforma, por thjesht duke futur dikë në burg dhe më pas duke u larguar,” tha ai me ironi.

Ky është rikthimi i dytë i Christopher Hill në UET, ku në vitin 2015 u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” për kontributin e tij gjatë viteve 1998–1999 si i Dërguar Special i Departamentit Amerikan të Shtetit në Kosovë, në periudhën e dhunës së regjimit të Millosheviçit dhe krizës humanitare që përjetonte popullsia civile.

Karriera e Hill në Ballkan ka qenë e gjatë dhe e lidhur me momente kyçe. Ai ishte zyrtari i parë amerikan që riktheu prezencën diplomatike të SHBA-ve në Shqipërinë postkomuniste duke rihapur Ambasadën në Tiranë. Më pas shërbeu si ambasador në Maqedoni, si i dërguar special për Kosovën dhe anëtar i Grupit të Kontaktit në negociatat e Rambujesë. Hill ka qenë gjithashtu ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Edhe pse jashtë detyrave formale, diplomati amerikan mbetet një figurë e rëndësishme në debatin ndërkombëtar. Aktualisht ai dëshmon në Gjykatën Speciale të Hagës mbi njohjen dhe bashkëpunimin e tij me drejtues të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, në kuadër të procesit që vijon për akuzat mbi krime kundër njerëzimit.

Në promovimin e librit të tij, Hill u prit me vlerësime për rolin e tij historik në rajon dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Ballkanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026