Rama në Samitin e KiE: Tërhiqni mbrapsht raportin kundër UÇK-së, për trafik organesh

17 Maj 2023 | 12:50

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës, në Rekjavik të Islandës.

Në fjalën e tij Rama mori në mbrojtje Hashim Thaçin dhe kërkoi nga Asambleja e Këshillit të Evropës që të tërheqë deklaratën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës akuzohet për trafikim organesh.

“Asambleja e Këshillit të Evropës ka detyrimin moral të tërheqë çdo gabim. Në këtë rast duhet të tërheqë mbrapsht raportin që në mënyrë të rreme e etiketoi Shqipërinë si një për trafikim e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”, ka thënë Rama.

Gjithashtu ai shtohet: “Nuk rri dot sot në këtë Samit të Këshillit të Evropës se padrejtësia kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi saktësisht në Këshillin e Evropës, nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës Ruse.

Presidenti i Kosovës, ose dikush që Hoe Biden iu referua si George Ëashington i Kosovës, gjykohet nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike por e mbështetur në një raport të vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga partitë mbështetëse të Vladimir Putinit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Akuza tërësisht të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale për njollosjen Shqipërinë dhe Kosovën”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026