Rama: Në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë, çështja e Veliajt nuk është çështja jonë

2 Qershor 2026 | 19:39

Partia Socialiste feston 35-vjetorin e themelimit në Tiranë. Në këtë organizim janë mbledhur mjaft socalistë dhe drejtues të PS, me në krye Edi Rama.

Kryeministri ka folur mbi çështjen e Erion Veliajt ndaj të cilit shprehet se nuk është çështje që i përket partisë së tij, duke shtuar se mbetet e dhimbshme mungesa e Veliajt në parti edhe pse siç e cilëson Rama, në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë.

“Sot jemi këtu në 35-vjetorin e Partisë Socilaliste të Tiranës. Sot ne pikërisht se nuk jemi si ata të tjerët dhe si asnjë nga të tjerët, nuk jemi duke kërkuar lirinë për të burgosurin politik Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Sepse në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë. Sado e dhimbshme të jetë mungesa e tij, sado e padrejtë të na duket ne, ne pikërisht jemi këtu për të bërë histori dhe për ti lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër. Kemi vetëm një detyrë të vështirë, detyrën që Fatos Nano e kreu më së miri duke përballur burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë, duke përballur poshtërimet e tjera por pa lëshuar asnjëherë portat detit të socialistëve për ta përmbytur Shqipërinë nga e para”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026