Rama në Vlorë apo në Durrës, Haxhiu: Kryeministri duhet të heqë dorë nga të dy mandatet
Kryeministri Edi Rama ka mundur të marrë mandatin e deputetit në qarkun Vlorë dhe Durrës, por cilin prej tyre do të zgjedhë? Kjo është tema që diskutuan mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Shock’ analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati.
Për analistin Baton Haxhiu, kryeministri Edi Rama nuk duhet të marrë asnjë prej mandateve, duke qenë se e arriti maksimumin e vet politik duke i marrë të dy mandatet, ndaj duhet t’ua lërë këto mandate të tjerëve që e pasojnë në listë.
Sipas tij, votat e marra në mandatin e Durrësit ishin vetëm për Ramën dhe jo për PS, ndërsa në Vlorë fitorja shpjegohet me investimet e mëdha që e kanë shndërruar këtë qytet me një standard europian.
“Kandidimi në Durrës ishte që të mos humbte mandatin e tetë, 15 mijë vota në Durrës ishin për Ramën jo për PS, ndaj Rama ka merita pse Durrësi e mori mandatin e 8. Vlora ka arsyet e veta se nuk do koment si duket Vlora sot. Dhe është i vetmi qytet që ka përmbajte maksimale europiane. Rama duhet të heqë dorë nga dy mandate dhe t’ia lërë kush e ka radhën. Sepse ka hyrë për fituar dhe ka arritur maksimumin e vet politik”, u shpreh analisti Haxhiu.
Ndërkohë, për analistin Andi Bushati kandidimi i Edi Ramës në Durrës është i turpshëm, pasi kryeministri sipas tij shfrytëzoi tragjedinë e këtij qyteti të prekur nga tërmeti për të blerë me para në dorë votat.
“Lista e Durrësit është 4 përfaqësues të bandave dhe 40 mln euro nga buxheti i shtetit për të vjedhur votat e durrsakëve”, u shpreh analisti Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit