Rama: Negociatat me BE po ecin sipas planit

31 Mars 2026 | 17:09

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Europian po ecën sipas planit.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, Rama theksoi se ekonomia e vendit po rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke sjellë rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe më shumë të ardhura në buxhet pa rritur taksat.

“Procesi i negociatave ecën sipas planit. Kemi një kalendar të dakordësuar me KE dhe një raport absolutisht pozitiv. Kjo është e vërteta. Ekonomia vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Mjaftojnë të dhënat që njerëzit i verifikojnë vetë kur marrin pagën. Pagat në sektorin publik janë rritur. Po njohim vjetërsinë në punë të mjekëve, ushtarakëve dhe mësuesve. Është rritur ekonomia, janë rritur të ardhurat. Si shpjegohet që kur rritet korrupsioni, sipas disa mediave, rritet ekonomia? Këto dy gjëra nuk shkojnë bashkë. Rriten pagat në sektorin publik, rriten pensionet. Vitin e ardhshëm pensionistët do të shohin dyfishim të asaj mase të këtij viti. Janë rritur mundësitë dhe kemi arritur të mbledhim më shumë të ardhura pa rritur taksat.Jemi i vetmi vend në rajon që ka zero taksë për biznesin e vogël. Ka ardhur koha për të krijuar programe të veçanta për ndërmarrje të veçanta”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026