Rama nga Italia sot në Spanjë, takim me Sanchez dhe Antonio Costa-n

17 Prill 2026 | 08:43

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Spanjë, ku do të marrë pjesë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë” që zhvillohet në Barcelonë, me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez.

Në fokus të samitit janë sfidat që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, rolin e multilaterizmit, si dhe ndikimi i teknologjisë dhe dezinformimit në shoqëritë moderne. Diskutimet pritet të adresojnë nevojën për rregullim më të fortë të hapësirës digjitale dhe forcimin e demokracive përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe reduktimit të pabarazive.

Gjatë qëndrimit në Barcelonë, Rama do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, përveç takimit me homologun spanjoll.

Vizita në Spanjë vjen pas ndalesës në Itali, ku kreu i qeverisë shqiptare u takua me kryeministren Giorgia Meloni. Në atë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike si mbrojtja, ndërlidhja dhe menaxhimi i emigracionit.

Takimi në Romë u zhvillua gjashtë muaj pas samitit ndërqeveritar mes dy vendeve, ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në sektorë si siguria, shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
09:51 | 04/07/2026

Mesazhi i Trump për 250-vjetorin e Pavarësisë: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje se Teherani është i etur të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, duke shtuar se SHBA-të...
08:31 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026