Rama nga Kashari: Bashkimi Evropian, një mbrojtje për rreziqet që na kanosen
Kryeministri Edi Rama foli sot gjatë një takimi me banorët e Kasharit në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ai vuri në dukje se me daljen e tij në terren, ka parë një Tiranë të transformuar.
“Duke qenë se rasti e solli që unë të jem pjesë e deputetëve të Tiranës, s’kam qenë asnjëherë deputet i Tiranës, jam këtë herë.
Duke qenë se kjo e deputetit të Tiranës është mision i ri për mua dhe për shkak të ndjekjes së fushatës me Ogertën kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës, që nuk i kam parë, dhe kam parë ndryshime të jashtëzakonshme. Tirana sot është diçka krejt tjetër, nga ajo që ka qenë kur ne dhe ju që fishkëlleni keni qenë të vegjël ose nuk ishit fare atëherë. Në e nxorëm Tiranën nga një kënetë e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme dhe filloi qytetit të zhvillohej perceptimi im ka mbetur mbrapa.
Ndër të tjera, Rama foli lidhur me rëndësinë e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, si një mbrojtje në një kohë trazirash.
Ai theksoi qëllimin që PS ka për anëtarësimi e Shqipërisë në BE.
“Në një kohë kur bota po ndryshon ku rreziqet po shtohen ku lufta është kaq e pranishme dhe nuk është një film bardhezi, është shumë e rëndësishme që të jemi sa më të fortë…duhet të jemi trim i mirë me shokë shumë dhe në rastin e BE, mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe shumë të forta edhe për mbrojtjen tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen”, tha Rama.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil