Rama nga Kosova: Do ta tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

30 Qershor 2020 | 13:22

Kryeministri shqiptar Edi Rama lajmëroi nga Kosova se kishte vendosur të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

“Unë kam 22 padi për shpifje. Kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë se është e pazakonshme, padi e një kryeministri për një kryeministër,” tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë kishte kërkuar të takohej me ish-kryeministrin Haradinaj dhe e kishte njoftuar atë se do ta tërhiqte padinë për shpifje të ngritur në janar 2020.

“Do ta tërheq padinë, jo se ajo është e vogël për mua, por sepse është shumë më e madhe ajo që sot duhet të na bashkojë të gjithë. Me padi, pa padi, me shpifje, pa shpifje, Ramush Haradinaj për mua nuk është kryeministri, politikani, nuk e di se kush, është një prej figurave historike dhe ka vendin e vet në histori,” tha kryeministri shqiptar nga aeroporti i Prishtinës.

Rama pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, për deklaratat që ai ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve, ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kanë iniciuar idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj e ka konsideruar padinë krejtësisht të pabazuar dhe ka thënë se ky veprim i Edi Ramës ka për qëllim fshehjen e përgjegjësisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Akuzat për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, Edi Rama padit për shpifje Kryeministrin e Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026