Rama nga parku eolik në Tropojë: Investitorët amerikanë kanë pasur mbështetjen e qeverisë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
12 Janar 2026 | 10:55

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan këtë të hënë parkun e energjisë së erës në Tropojë, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin energjetik në vend. Projekti, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, po zhvillohet nga kompania amerikane CWP dhe pritet të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme brenda 12 muajve, pa llogaritur periudhën e dimrit intensiv.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë investim si pjesë të strategjisë për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë, duke shmangur nevojën për të blerë sasi të mëdha energjie me çmime të larta nga tregjet ndërkombëtare gjatë periudhave kur mungojnë reshjet.

“Më vjen shumë mirë që sot finalizojmë një përpjekje dyvjeçare. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë jo vetëm që do të sjellë një burim të ri energjie të rinovueshme, por do të na ofrojë dije të reja, teknologji dhe një kulturë të përmirësuar pune në një sektor strategjik për vendin,” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu transparencën dhe konkurrencën e hapur në sektorin energjetik: “Fjala korrupsion nuk ka vend këtu. Nuk ka kompani serioze që ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare që të ketë shprehur një ankesë të vetme. Eksperienca tregon se investitorët amerikanë kanë pasur mbështetjen e qeverisë për të kapërcyer çdo pengesë burokratike.”

Ai nënvizoi se investimi është një hap drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë: “Koha kur na duhej të dilnim në treg për të blerë energji me çmime të kripura po shkon drejt fundit. Do të jemi ndër pak vendet që gëzojnë pavarësi të plotë në prodhimin e energjisë, falë investimeve të qëndrueshme dhe vizionit strategjik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.”

Rama theksoi se ndërmarrjet e sektorit energjetik, të cilat dikur paraqisnin sfida për shtetin, sot janë pararojë në administrim dhe mirëfunksionim. Ai shtoi se portofoli energjetik po diversifikohet: uji mbetet burimi kryesor, por dielli dhe era po zënë gjithnjë e më shumë vendin e tyre, duke e bërë sistemin energjetik të vetë-mjaftueshëm dhe të aftë për eksport përtej nevojave kombëtare.

Ky park i energjisë së erës në Tropojë, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, është dëshmi e përparimit të Shqipërisë drejt një të ardhmeje energjetike të fortë, të qëndrueshme dhe të pavarur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

Aksident në Shëngjin, makina përplaset me murin rrethues të një banese dhe me 2 makina të parkuara (VIDEO)

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në...
10:59 | 22/07/2026