Rama nga Roma: Tajani dha premtimin se marrëveshja për pensionet do finalizohet
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në një vizitë zyrtare në Romë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, Rama tha se bisedimet mes dy delegacioneve ishin tepër të frytshme.
Ai e cilësoi italinë si një nga zërat më të besuar të rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Shpreh kënaqësinë time për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve për dy vendet tona. Ka qenë kënaqësi sepse nuk ndodh gjithmonë që të shkosh në një vend tjetër me një delegacion kaq të madh dhe mos të kesh nevojë për kufjet. Jo vetëm gjuha e përbashkët, pasi italishtja është gjuha e dytë e shqiptarëve, por edhe gjuha politike në nivel ndërkombëtar është e njëjta gjuhë. Ne kemi të njëjtin qëndrim për sa i përket çështjeve ndërkombëtare.
Ne jemi të kënaqur që Italia është avokati më i besuar dhe më i dëgjuar në Bruksel për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugëtimin evropian”, tha Rama.
Gjithashtu Rama u shpreh se ka marrë premtimin solemn të zv. kryeministrit, Tajani, se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet.
“Marrëveshja për pensionet është një pikë arritje dhe kemi marrë premtimin solemn të zëvendëskryeministrit që kjo pikë arritje të mos jetë një pikënisje, siç ndodh zakonisht nga anët tona. Kështu të gjithë shqiptarët që kanë punuar dhe punojnë në Itali më në fund mund të ngrenë dolli për Republikën Italiane dhe ta falendorojnë këtë qeveri që do ta çojë deri në fund marrëveshjen për pensionet”, tha Rama.
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin