Rama nga Shkupi: Liderët e rajonit ta harrojnë historinë, flamuri i vetëm ai i BE

22 Janar 2024 | 10:40

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Samitin rajonal të Shkupit, ku liderët e rajonit janë takuar së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

Rama u ndal te bashkëpunimi rajonal, ku tha se për integrimin e një tregu të përbashkët ekonomik, qeveritë e vendeve të ballkanit duhet ta harrojnë historinë dhe t’i lënë mënjanë ngjyrat e flamujve.

Ai shtoi se për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin rajonal, duhet që flamuri i BE të jetë i vetmi që duhet të mbizotërojë gjatë diskutimeve teknike mes vendeve të rajonit.

“Nuk jam i çmendur por ka arsye për të qenë optimist sot, pasi mbrëmë zhvilluam darkën kuptuam se ne mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar dhe mund të flasim për ekonomi pa folur për historinë dhe tingëllonte më bukur.

Edhe dy gjëra e para, patjetër të vendosim një rreth politik, të takohemi rregullisht për shkak se edhe pse jemi entuziast, jemi ballkanas, pasi nëse nuk vini të na ulni në një tavolinë, i bëjmë punët pis. Tek koordinimi teknik është shumë i rëndësishëm që ministrat e integrimeve të kenë mesazh të qartë nga liderët se duhet ta harrojnë historinë, duhet të jenë daltonik për historinë. Daltonizmi është sëmundje që ju pamundëson të shihni ngjyrat.

Prandaj duhet të harroni ngjyrat e flamujve tona, flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së, duhet të ulemi dhe vetëm teknikisht t’i diskutojmë detajet.

Rama u ndal dhe te Ballkani i Hapur për të cilin tha se erdhi si nevojë e avancimit të ngadalshëm të procesit të Berlinit.

“Nëse BE do të ishte më serioze me menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur filloi Procesi i Berlinit, por kur ky proces ndodh 1 herë në vit. Një ditë në vit, ndaj dhe ne filluam me Ballkanin e Hapur. Kjo kishte qëllim për luftën e fuqisë në Evropë por dhe rajon. Por ajo që bëmë ne është vendosja e një tregu të vetëm. Por deri sa nuk varet nga ne që të aderojmë në BE, atëherë le të aderohemi vetë ne këtu”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026