Rama: Nuk e rriti qeveria çmimin e energjisë, por ERE
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk është qeveria që vendos për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Nga Bulqiza, Rama nënvizoi se qeveria vendos fashën, ndërsa ERE çmimin.
“Dalin prapë dhe thonë u rrit çmimi. Cili çmim u rrit, si u rrit? Çmimi i energjisë është në faturë. Është e vërtetë që ne kemi vendosur fashë. ERE nuk vendos fashë, fashën e vendos, kush e ka në administrim dhe në administrim e ka shteti.
ERE vendos sa është çmimi. Do të vësh çmimin e liberalizuar, është kaq. Paguajnë njerëzit 9.5 lekë, çmimi është 44 lekë, aq kushton. Ne detyrohemi të dalim në import, Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta”, theksoi ai.
Enti Rregullator i Energjisë deklaroi se për muajt nëntor-dhjetor të këtij viti, do të aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.
Përmes një njoftimi, ERE bëri të ditur se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 kW, do të mbetet objekt rishikimi periodik.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete