Rama: Paga minimale 700 euro brenda këtij mandati

5 Nëntor 2025 | 10:32

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në faqen e vet në Facebook tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.

Rama theksoi se pensionistët do të kenë vëmendjen më të madhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, me 100 milionë euro shtesë, shifër që do dyfishohet në 2027 dhe në vijim.

“Në projektbuxhetin e vitit 2026, që sapo ka shkuar në Parlament, padyshim pjesën e luanit e zënë pensionistët. Ata e fillojnë vitin e ardhshëm me 100 milion euro shtesë, përveç indeksimit. Në 2027 e dyfishojmë shtesën: 200 milion euro, plus indeksimi 45 milion euro. Në 2028 e trefishojmë: 300 milion euro, plus indeksimi 46 milion euro. Në 2029 e katërfishojmë, plus indeksimi, dhe në 2030 e pesëfishojmë, plus indeksimi.

Pra, janë rreth 1.7 miliardë euro më shumë që pensionistët do të marrin, një shumë e konsiderueshme nga investimi ynë gjatë këtij mandati të katërt qeverisës.

Nga 1 janari 2023 do të rritet paga minimale për 307,850 punonjës, të cilët do të marrin shumë premtuar prej 500 eurosh, ndërsa në këtë mandat paga minimale do të arrijë në 700 euro. Siç kemi premtuar, qeveria do të subvencionojë me 90 milionë euro dhe shtesën e kostove për 9 muaj në sektorin privat.

Ky jam unë dhe këta jemi ne; themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Dhe ato 83 mandate që ju na dhatë për të qeverisur Shqipërinë në mandatin tonë të katërt, për ta ulur në tryezën e Bashkimit Evropian si të barabartë ndër të barabartët, janë 83 arsye më shumë sesa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer ju me gjithë pasionin, vullnetin, këmbënguljen, durimin dhe dashurinë e mundshme, për të nderuar besimin e jashtëzakonshëm që na dhatë – një privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026