Rama: Paraburgimi i Veliajt pasqyron problematikat e drejtësisë

30 Dhjetor 2025 | 15:02

Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencën e fundvitit me gazetarët, komentoi mbi paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar si një rast tipik që, sipas tij, pasqyron problematikat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Rama tha se ende nuk është në dijeni të akuzave konkrete ndaj Veliajt dhe se ky rast ngre shqetësime për mënyrën se si administrohen çështjet e drejtësisë, siç janë rastet e paraburgimit.

Kryeministri Rama e konsideroi këtë si një çështje serioze për drejtësinë, duke theksuar se, nëse Veliaj do të dalë i pafajshëm, askush nuk mund ta kompensojë periudhën e humbur.

“I kyçur në qeli, pa gjyq. Ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. S’e kam kuptuar çfarë ka bërë. Korrupsion, në kuptimin e fjalës korrupsion, s’e kam parë. Mbase s’e kam parë unë. Di një gjë: që çdo qytetar që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo për këtë konceptin e ri që ka dalë tani ‘grup i strukturuar’, se grup i strukturuar do të thotë një grup njerëzish që bëjnë keq për një qëllim të përbashkët, këta janë tjetër gjë dhe, natyrisht, për rrezikshmërinë që kanë, ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur. Pastaj këto rastet e veprave të rënda, kur përfshihet edhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë të argumentuara. Merret kryetari i bashkisë së Tropojës, jo ke firmosur, jo nuk ke firmosur, është firma jote apo jo. Si e bën ti këtë, mo? Ai është zgjedhur nga populli. Merre, gjykoje dhe, në fund, me prova, fute në burg, nëse është për burg. Nuk mund ta burgosësh ti se do ti dhe se ndihesh ti i fortë. Ne e kemi, në mos gaboj, atë numrin e të paraburgosurve, 94 në 100 mijë veta. Belgjika e ka 10. Belgjika ka më shumë kriminalitet se Shqipëria. Duke qenë se është kryeqyteti, edhe Tropoja nuk e ka luksin ta ketë në burg kryetarin e bashkisë, pavarësisht se është në arrest shtëpie. U bë një vit dhe ka deri në zgjedhje edhe një vit e gjysmë. Çfarë do të bëjmë? Rri, s’ka problem. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin e bashkisë, po ku e ka? Ta nxjerrin, të bëjë detyrën dhe, nëse gjendet i fajshëm, të bëjë dënimin. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë: qeverisja e gjyqësorit dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026