Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të hënë në Shkodër, në kuadër të turit të takimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në aktivitetin e zhvilluar në Kalanë e Shkodrës me mbështetës dhe anëtarë të PS-së, Rama komentoi edhe protestat e fundit të zhvilluara në Tiranë.
Kreu i qeverisë përdori simbolikën e legjendës së Rozafës, kalanë që ndërtohej ditën dhe e prishnin natën, ku u shpreh se sipas tij sot ka përpjekje për të penguar rrugëtimin e vendit, ndërsa theksoi se shumë prej protestuesve janë nxitur nga informacione të pavërteta dhe pretendime për plane të fshehta që, sipas tij, nuk ekzistojnë.
“Na vënë stërkëmbësha për të na rrëzuar, por të gjithë e shohin çfarë kemi bërë për Shqipërinë dhe për flamurin kombëtar. Është e lehtë të flasësh për flamurin, ta marrësh dhe ta lidhësh në qafë për t’u dukur patriot, por nuk ka lidhje me patriotizmin. Është më e lehtë të bërtasësh dhe të këndosh këngë patriotike, por nuk është aspak e lidhur me patriotizmin e vërtetë dhe me flamurin. Patriotizmi nuk është të përdorësh fyerje apo këngë për të sulmuar ata që nuk mendojnë si ti dhe jo vetëm nuk mendojnë si ti, por janë me detyrën e udhëheqjes së vendit, sepse shumica që nuk mendon si ti i ka zgjedhur ata dhe jo ty. Kjo nuk është patriotike”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se është normale të ketë pakënaqësi dhe reagime në një shoqëri demokratike, por theksoi se nuk duhet lejuar që këto protesta të deformojnë realitetin apo të pengojnë, siç u shpreh ai, rrugën e vendit drejt objektivave strategjike.
“Çfarë duan këta patriotët, se realisht nuk dëgjon asgjë. Ishte dikush dje që thoshte se Edi Rama i ka ulur qëllimisht biletat e avionëve që sa më shumë njerëz të marrin avionin dhe të ikin nga Shqipëria. Çfarë duan tani, t’i rrisim çmimet e biletave të avionëve? Këtu thuhet gjithçka dhe nuk mbahet përgjegjësi për atë që thuhet. Shpërthejnë ethet ambientaliste të të gjithë shqiptarëve, në thonjza, sepse në fakt janë vetëm disa që thonë ‘ne jemi populli, ne jemi Shqipëria’. Çohuni nga kafet, mos rrini ulur. Ata nuk duan të dinë që njerëzit që janë në kafe mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Por u thonë ‘hajdeni me ne’. Për ku? Si papritur u zgjuan një ditë dhe të gjithë u bënë ambientalistë, ndërkohë që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë nga unë dhe nga ju. Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale, kur vriteshin çdo ditë zogj e kafshë të mbrojtura? Ku ishin këta kur ishte në fuqi ligji për importin e plehrave? Ku ishin këta kur pyjet ishin bërë vendi ku nuk dëgjohej asnjë zog? “Nuk po ju kërkoj llogari atyre që ishin 10 vjeç atëherë, por atyre që sot përpiqen të marrin peng këtë moment shqetësimi të natyrshëm dhe këtë nevojë krejt legjitime të qytetarëve që papritur u gjendën përballë një alarmi dhe dolën në rrugë për ta ndalur, sepse menduan se ka një plan për të shkatërruar një zonë të mbrojtur. I kuptoj në fillim, por nuk i kuptoj kur shkojnë pas një retorike që nuk e njohin ose nuk duan ta dëgjojnë, dhe harrojnë krejtësisht kë kanë përballë. Kur them me kë kanë përballë, kam parasysh veten time, qeverinë tonë, shumicën tonë, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Harrojnë se kanë përballë një forcë që mund ta kritikosh, por askush nuk mund të thotë se ka tradhtuar ndonjëherë interesin kombëtar. Nuk e ka bërë dje, nuk e bën sot dhe nuk do ta bëjë kurrë, sepse interesi kombëtar ka qenë për ne një pikë e palëvizshme referimi”, tha Rama.
LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Berisha: PD mbështet çdo protestë qytetare, ata janë “brezi dixhital”
Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
- 19:30 Protestuesit thërrasin tubim mbarëkombëtar më 10 qershor në Tiranë
- 19:27 Rama nga Shkodra: Nuk jemi shkatërrimtarë, jemi shpëtimtarë, flamingot dikur i priste pushka e çiftja
- 19:16 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku