“Rama përfitoi nga flakadanët e Rithemelimit”, përfaqësuesi i PD: U miratuan ligje

16 Janar 2024 | 19:18

Sekretari i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Rama dhe qeveria e tij përfituan nga rrëmuja dhe flakadanët në kuvend për të miratuar ligje dhe ndryshime të cilat sipas tij janë antikushtetuese.

Ai tha se ndryshimet e miratuara nga qeveria janë antikushtetuese dhe ndalojnë jetën normale parlamentare.

“Tani fatkeqësi për të gjithë këtë situatë të krijuar nuk është pjesa që deputetët nuk po bëjnë detyrën e tyre të caktuar me ligj, por fatkeqësi është që qytetarët shqiptar nuk po marrin vesh se çfarë ligjesh po miratohen.  Qeveria nuk është penguar në asnjë moment për ushtrimin e detyrës së saj.

Ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe kushtetutën dhe i cënon aksesin opozitës për një jetë parlamentare normale. Rama shfrytëzoi flakadanët dhe rrëmujën e krijuar në parlament për të bërë një veprim antikushtetues. Ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore është i tmerrshëm.

I pyetur se ku ishte Partia Demokratike kur u miratuan këto ligje dhe projektligje, Sefa u përgjigj:

“Çfarë duhet të bënte Partia Demokratike? Të ndiznim dhe ne flakadanë? U detyruam që për çdo ditë gjatë miratimit të projektbuxhetit të shtetit shqiptar të bënim konferenca për shtyp nga Selia e Partisë Demokratike”,-tha Indrit Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026