Rama përshkon me autobus tunelin e Llogarasë: Përrallat e dikurshme do i realizojmë

5 Korrik 2024 | 15:43

Këtë të premte është hapur zyrtarisht tuneli i Llogarasë. Tuneli është hapur përmes një ceremonie inaugurimi ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.

Kryeministri Edi Rama përshkoi me autobus së bashku me disa qytetarë të tjerë tunelin, duke zhvilluar me ta një bashkëbisedim.

Një prej qytetarëve e falenderoi Ramën për veprën e madhe infrastrukturore që ka qenë premtim i çdo qeverie në çdo kohë dhe siç tha, kishte mbetur vetëm një ëndërr.

“Të tëra përrallat e dikurshme do i bëjmë, se këtë tunelin e kanë premtuar të tërë, aeroportin e Vlorës e kanë premtuar të tërë, në fund të vitit e mbarojmë edhe atë”, tha Rama.

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026