Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike, pretendon Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn në politikën e jashtme britanike, për llogari të këshilltarëve të tij.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Rama është angazhuar në betejë politike në Britaninë e Madhe.
“Unë sot gjithashtu dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha, ndaj dramës shqiptare në kanalin e La Manshit. Autor kryesor i kësaj drame njerëzore është Edi Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, janë vjedhjet e tij në afera qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës, që i bën këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre, janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
Edi Rama është angazhuar në betejë politike në Britani, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën ordinere, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje. Për interesat e tij është i gatshëm që të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha: Ikja e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, vepër e Edi Ramës
- “Alimehmeti risi e jashtëzakonshme në PD”, Hajdari flet për kandidaturat e primareve
- ‘S’ka presione, por rekomandime’, Balla: Do nxjerrim draft final me BE për amnistinë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë