Rama: Populli ka folur, çdo numërues të kryej detyrën me përgjegjësinë më të lartë
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një deklaratë për mediat nga selia e PS bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe nga procesi zgjedhor të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të vazhdojë të qeverisë vendin.
“Votat janë në kuti që të gjitha, populli ka folur tani duhet të dëgjojmë popullin. Detyra e çdo numëruesi dhe vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetarë dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti”, tha z. Rama.
Kreu i mazhorancës i cilësoi sondazhet dhe exit poll-et hamendje pavarësisht se e nxjerrin PS fituese të zgjedhjeve.
“Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes”, tha z. Rama duke shprehur dhe një falënderim për patronazhistët e PS.
“Nesër dielli do të lindë përsëri Shqipëria do të buzëqeshë. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin por ne duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë dhe vazhdim. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo partia fituese e zgjedhjeve”, shtoi kreu i qeverisë.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)