Rama: Procesi i integrimit do të vijojë duke u vështirësuar por PS nuk do të ndalet
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vijojë duke u vështirësuar dhe kërkon një përkushtim dhe punë të madhe nga të gjithë. Ai theksoi gjithashtu se Partia Socialiste nuk do të ndalet në këtë rrugë.
“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijojë duke u vështirësuar, pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do të jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE-së do të jetë e pandalur”, tha Rama.
Ai shtoi se procesi i integrimit do të vështirësohet jo vetëm vit pas viti, por muaj pas muaji, për shkak të volumit të madh legjislativ që duhet të kalojë nga konsultimi publik, te qeveria dhe pastaj te parlamenti.
“Këto pika kyçe kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të rritur kapacitetin në funksion të informimit të publikut, për të përmirësuar komunikimin, në radhë të parë me anëtarësinë dhe mbështetësit e Partisë Socialiste dhe për të intensifikuar betejën me frontin e gjerë të dezinformimit, i cili shtrihet në të gjitha 700 tenxheret politike e mediatike që bubullojnë e gërgërojnë përditë, ditë e natë, por do ta kenë të pamundur të na ndalin në këtë rrugë pa kthim të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha Rama.
Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 07:57 Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR