Rama: Projektet me arkitektë të huaj po tërheqin investitorë dhe nxisin turizmin
Gjatë një konference në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, kryeministri Edi Rama vlerësoi projektet e realizuara në bashkëpunim me arkitektë ndërkombëtarë si nxitëse të interesit të investitorëve dhe si instrument për krijimin e një identiteti të ri urban në Shqipëri.
“Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur interes të shtuar, i cili po shtrihet gjithnjë e më shumë edhe në radhët e investitorëve. Nuk mjafton më thjesht një projekt estetik. Është thelbësore që ato të realizohen besnikërisht, sipas vizionit të arkitektit dhe jo të transformohen rrugës në ndërtime që vetë arkitekti nuk i njeh më,” tha Rama.
Ai theksoi nevojën për ndërhyrje ligjore që të garantohet zbatimi i saktë i projekteve, duke kritikuar fenomenin e devijimeve gjatë procesit të ndërtimit.
“Kemi parë raste kur projektet miratohen me një standard dhe realizohen me një tjetër. Apartamente që blihen në ‘gropë’ rishiten më pas me fitime të mëdha nga blerësit fillestarë, jo nga ndërtuesit. Kjo çon në probleme serioze me cilësinë dhe besueshmërinë e tregut,” shtoi ai.
Në vijim, Rama foli për potencialin e madh njerëzor që ka Shqipëria në fushën e arkitekturës, duke përmendur se vendi mund të nxjerrë figura me ndikim global në pesë vitet e ardhshme.
“Pavarësisht se shkolla e arkitekturës në Shqipëri nuk është ndër më të mirat në Evropë, ajo ka nxjerrë talente të jashtëzakonshme. Detyra jonë është t’i mbajmë këta profesionistë të lidhur me vendin,” tha kryeministri.
Ai përfundoi duke theksuar se ndërtimi i një tregu të besueshëm dhe modern për arkitekturën do të jetë jo vetëm një shtysë për zhvillimin ekonomik, por edhe për pozicionimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare si destinacion kulturor, turistik dhe estetik.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur