Rama: Protestuesit nuk janë populli, pakicë që kërkon rrëmujë

11 Mars 2022 | 19:06

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet për ditën e tretë të protestave kundër rritjes së çmimeve.

Rama akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta si organizatorë të fshehtë, duke theksuar se protestuesit nuk përfaqësojnë popullin.

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjeke e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës”, shkruan Rama.

Para kryeministrisë dhe në disa qytete të tjera të vendin qytetarët kanë dalë të protestojnë për rritjen e çmimeve.

Protestat nisën për shkak të çmimit të naftës pasi arriti deri në 260 lekë për litër. Pas protestave, çmimi sot ka zbritur në 220 lekë për litër.

Qytetarët kërkojnë që të ndërhyhet më tej për uljen e çmimeve të produkteve të konsumit, duke bërë thirrje për heqjen e TVSH-së.

Të shtunën në orën 11:00, qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë në sheshin “Skënderbej”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026