Rama në Asamblenë e PS: Duhet të jemi një parti e hapur
Partia Socialiste mblodhi pasditen e së mërkurës Asamblenë Kombëtare. Mbledhja u zhvillua online dhe kishte në rendin e ditës thirrjen e kongresit të 9 prillit, ku do të miratohen edhe disa ndryshime në statutin e partisë.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i partisë dhe njëherësh kryeministri tha se të gjithë duhen të bëhen bashkë për t’u përballuar me sfidat. Rama kërkoi nga deputetët që të jenë kritikë ndaj vetes gjatë punimeve të Kongresit.
Ai gjithashtu tha se PS duhet të jetë e një parti e hapur. Rama bëri me dije se për këtë qëllim në Kongresin e PS më 9 prill, do të marrin pjesë grupe interesi dhe aktorë të shoqërisë.
Sipas Ramës, PS do të vazhdojë të fitojë vetëm në raste se do të jetë ‘opozitë e vetvetes’ dhe ‘vetë reformimi’.
Ai theksoi se ‘sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve’.
Për organizimin e PS, Rama tha se do të paraqiten objektivat e sekretariateve gjatë Kongresit të PS që do të mblidhet më 9 prill.
“Do të vendosen piketa që qeveria, grupi parlamentar dhe kryesia e PS do të marrin përsipër realizimin e tyre”, tha kreu i PS.
Rama shtoi se koha kur mblidhet ky kongres është e jashtëzakonshme për shkak të kontekstit si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.
Nisur nga kjo tha ai, siguria është kthyer vetvetiu në një prioritet themelor në të gjithë aspektet.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij tha se kryesia ka caktuar grup pune për ndryshimin e Statutit.
Ai tha se ‘PS është në qeveri për faktin e mirëqeverisjes por edhe mirë organizimin’.
Sipas Gjiknurit, në mandatin e tretë qeverisës PS ka sfida të mëdha.
“Çfarë është partia është dhe qeverisja. Nëse kemi një parti të shëndoshë, kjo është receta që nesër të kemi një qeveri të shëndoshë”, tha ai.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil