Rama: PS nis sot punën për zgjedhjet vendore 2027! Do kemi një rezultat edhe më të mirë

21 Mars 2026 | 12:27

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e PS ka deklaruar se do të kenë një rezultat edhe më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës se ato të 2025.

“Edhe sot ne hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhme që duke u nisur edhe nga analizat e bëra dhe nga forcat që do të kemi kapacitetin t’i disponojmë në terren kemi arsye të tregojmë se rezultati do të jetë edhe më i mirë. Procesi është e rëndësishme të jetë i hapur, me njerëzit, përtej gaçkës së organizatave të PS ku do të hyjmë për të bërë të gjitha gjërat e nevojshme që të dalin të energjizuara nga procesi i brendshëm njerëzor.

Me dhe për njerëzit do të thotë edhe një përballje në të gjithë territorit me të gjithë të vërtetat tona për punët për Shqipërinë.

Drejtësia është një temë ku askush dhe për asnjë arsye nuk mund dot të na vërë në diskutim lidershipin si forcë politike, vullnetin si shumicë qeverisës e dhe vendosmërinë si trupë udhëheqëse e Shqipërisë në raport me gjithçka që ka ardhur pas kalimit të Reformës në drejtësi. Kemi bërë atë nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë askush para nesh, kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i gjyqësorit”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026