Rama publikon fotot me Presidentin e Këshillit Europian në Bruksel: Miku im i çmuar!

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
10 Shkurt 2026 | 08:56

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social facebook foto nga darka e punës në Bruksel mbrëmjen e djeshme, ku dhe është takuar me Presidentin e Këshillit Europian.

Në postimin e tij, Rama e ka cilësuar António Costan si mikun e tij të çmuar.

“Dhe me këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në mbrëmjen e djeshme, takimi u fokusua në çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026