Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë

10 Qershor 2026 | 22:26

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku një i ri me flamurin e LGBT shihet duke u përballur me kundërshtime dhe duke u përzënë nga protesta në Tiranë.

Sipas Ramës, sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e Shqipërisë moderne dhe evropiane.

‘Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit’, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026

“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë...
22:41 | 10/06/2026

Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës

Ish-shefi i Policisë, Irakli Koçiaj, është dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim prej 25 majit. Koçiaj, ish-oficer i krimeve...
22:40 | 10/06/2026