Rama: Putin mund të mos jetë mirë, por edhe BE-ja nuk është e shëndetshme

24 Qershor 2022 | 10:51

Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin dhe nervozizmin e tij në lidhje me mos hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për median italiane Corriere della Sera, Rama tha se ishte një ditë e keqe për union, teksa Bullgaria mban peng për shkak të vetos, jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë.

Kreu i qeverisë, u pyet nëse presidenti rus, Vladimir Putin është i lumtur duke parë këtë ngërç në BE.

“Putin mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Evropian nuk është më mirë”, theksoi ai.

Rama nënvizoi se shqiptarët vijojnë të mbështesin integrimin në Bashkimit Evropian, teksa shtoi se nuk mund të parashikojë se kur mund të bëhet anëtare Shqipëria.

Ditën e djeshme, në Bruksel u zhvillua Samiti midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Bullgaria nuk e hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar edhe Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026