Rama reagon për Zvërnecin: Edhe unë do ngrihesha në protestë, rojet private u sollën si kafshë
Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e së hënës grupin parlamentar të PS ku foli edhe për situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët e zonës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë kundër projektit për ndërtimin e një resorti në zonë.
Rama e nisi fjalën duke u solidarizuar me revoltën dhe zemërimin publik ndaj skenë së tërheqjes zvarrë të një protestuesi nga rojet privatë të sigurisë duke e cilësuar të pajustifikueshme indiferencën e policisë që duhet ta mbronte.
Sipas tij rojet privare të sigurisë u sollën si kafshë me protestuesin ne syte e policise qe duhet t’i kishte mbrojtur.
“Sikundër jeni në dijeni, dua të flas sot edhe për publikun lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit. Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve. Ju kam, dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit sidomos. Sepse do të më dukej e tmerrshme që disa rojë sigurie private në sytë e policisë pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë e të tërhiqnin zvarrë një protestues në plazhin e rrethuar, e policia të thoshte u fut vetë në pronën private e të relativizonte dhunën, kur duhet të arrestohej direkt kushdo që bëri aktin e dhunës.
Do bëja më keq se ju po të më thoshin se ajo është pronë e shtetit. Është përhapur kudo legjenda se shteti po i fal tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec, apo se aty janë disa rusë që do të ndërtojnë pallate”, tha Rama.
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan