Rama rendit projektet infrastrukturore gjatë drejtimit të Ballukut
Gjatë fjalës në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama renditi disa nga punët e kryera gjatë kohës që Belinda Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ekonomisë.
Ai përmendi projektime të mëdha kombëtare, rindërtime rrugësh, bajpase dhe aksese të reja që kanë përmirësuar lidhshmërinë brenda vendit dhe me Evropën, duke nënvizuar sfidat e tejkaluara gjatë zbatimit të këtyre projekteve.
“Gjatë këtyre 6 vjetëve, në vendin tonë janë ndërtuar e rindërtuar rreth 1,000 km të rrjetit rrugor kombëtar, pa llogaritur rrjetin dytësor dhe tretësor, i cili është në kompetencën e qeverisë, ministrisë, bashkive dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Janë 40 kantierë të hapur në të gjithë vendin. Nga aksi Elbasan-Rrogozhinë, që do të përfundojë në 2027 me ecuri mbi 60%, te Elbasan-Qafë Thana, ku Shqipërisë i u sigurua korridori VIII, i cili për 30 vjet ishte bllokuar në Komisionin Europian dhe u zhbllokua në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, duke u shpallur korridor sigurie për mobilitetin e forcave të NATO-s. Po ashtu, janë realizuar projekete si Elbasan-Banjë, bajpasi i Fierit dhe Vlorës, rruga Orikum-Dukati, Palasë-Dhërmiu, Kardhiq-Delvina, Korçë-Ersekë, Qukës-Qafë Plloça, Bajpasi i Tepelenës, Rruga e Arbrit, Thumanë-Kashari, Unaza e Madhe e Tiranës, Bulqizë-Martaneshi, Maqellarë-Peshkopia dhe Ura e Madhe e Kukësit, shumë prej të cilave mbeteshin prej vitesh në premtime të papërfunduara. Ai theksoi se disa rrugë, si Rruga e Kombit, janë ndërtuar duke përballuar peripeci të shumta, ndërsa projekte të tjera janë ende në ndërtim ose në përgatitje kantieresh, përfshirë Rrugën e Ksamilit, zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, segmentin e bajpasit Vaqarr-Kashar, rrugën Ndroq-Plepa, bajpasin e Sarandës dhe segmentet e Korridorit Blu”, tha Rama.
Rama nënvizoi se këto projekte janë realizuar duke kapërcyer vështirësi administrative, shpronësime, kanale nëndheshme, kolektorë, kabllo të RTSH-së dhe problemet e tjera infrastrukturore që pengonin avancimin e rrugëve.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit