Rama-Rrumbullakut: 100 ditë kohë për të dalë nga udhëkryqi, mos prano ndërhyrje!

7 Shtator 2022 | 17:18

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit e policisë që mbulojnë zonat ku është ndërtuar pa leje.

Ishte kjo deklarata e kryeministrit Rama gjatë ceremonisë së emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Ai i dha 100 ditë kohë Rrumbullakut për të normalizuar situatën, ndërsa e këshilloi të mos i përgjigjet telefonatave që mund t’i bëjnë për ndërhyrje.

Kryeministri u shpreh se për të tilla iniciativa kanë qenë të gatshëm që ditën e parë që kanë ardhur në detyrë dhe tashmë operacioni i prishjes apo konfiskimit të ndërtimeve pa leje ka për të qenë “i dhimbshëm” për milionerët e përfshirë apo për ata që pretendojnë se i ndajnë katet me Ramën.

“Duhet që ky operacion të bëjë që asnjë më, të mos imagjinojë që mund të ndërtojë ndonjë metër katror pa leje se do t’i hyjë ca halleve që nuk ja vlejnë fare,” – u shpreh kryeministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat

Kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shoqëruar raportimin e kryetares së këtij institucioni, Mirela Bogdani, në Komisionin Parlamentar. Përballë saj, kreu i komisionit,...
12:37 | 07/07/2026

Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën

Trupa gjykuese ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor. Gjykata ka konstatuar se e pandehura, që prej kërkesës...
12:13 | 07/07/2026

Dhunimi i të miturës nga shoqet, Prokuroria Fier nis hetimet. Bën thirrje për mos publikimin e pamjeve

Prokuroria Fier ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dhunimin e një vajzë e mitur nga shoqet e saj. Pamjet e këtij dhunimi u...
12:09 | 07/07/2026