Rama shkoi t’i takonte të atin në burg, djali i Thaçit e falenderon publikisht

18 Dhjetor 2025 | 21:55

Djali i sh-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të atit në paraburgimin e Hagës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj kryeministri Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij si shembull atdhedashurie dhe përkushtimi.

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, shkruan ai.

Reagimi vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri Rama njoftoi se kishte dalë nga ambientet e paraburgimit ku prej më shumë se pesë vitesh mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama bëri të ditur se gjatë takimit e kishte gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë, të qetë dhe të buzëqeshur, pavarësisht kufizimeve që, sipas tij  i janë vendosur dhe që i cilësoi të pajustifikuara.

Sipas kryeministrit, biseda me Thaçin u përqendrua te familja, miq të përbashkët, si dhe në çështje që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën.

Po ashtu, pjesë e takimit ishin edhe diskutimet rreth librave dhe leximeve që ish-presidenti po ndjek gjatë qëndrimit në paraburgim, një vend që Thaçi, me humor, e ka quajtur “institut”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026