Rama: Sot arsimi profesional është një zgjedhje, 63% e tyre punësohen
Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka marrë pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional. Në fokus të kësaj Konference janë rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030”.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se arsmimi profesional ka ndryshuar pasi më parë ka qenë i degraduar. Ai theksoi se nxënësit që shkojnë në arsimin profesional është 20%. Sipas tij 63% e atyre që përfundojnë arsimin profesional punësohen.
“Kur e kemi nisur këtë rrugë, kemi pasur një sistem të arsimit profesional tërësisht të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rejat dhe të rinjtë që shkonin në shkollat e arsimit profesional, thjesht dhe vetëm për të mos mbetur pa asnjë mundësi tjetër, por nuk gjenin aty asnjë kusht për të zhvilluar talentin. Gjenin vetëm disa mësues, që sado të përkushtuar, e kishin të pamundur të bënin mësim tërheqës, pasi nuk kishte kushte minimale të infrastrukturës.
Sot, situata është krejt ndryshe. Nëse në fillim të këtij rrugëtimi, nxënësit që shkonin në dyert e arsimit profesional ishin më pak se 10%, sot janë 20%. Kjo është një fazë, por jo mbërritja. Synimi ynë është që të kemi një në tre nxënës në arsimin profesional. Sot mund të flasim për një kapërcim të një paragjykimi për arsimin profesional.
Sot jemi në kushtet kur arsimi profesional është një zgjedhje. Pikërisht se funksionon, ne kemi një shifër që flet jo vetëm për këtë ndryshim, por edhe inkurajon të tjerët. 63% e atyre që përfundojnë arsimin profesional punësohen”, tha Rama.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë