Rama sot i lumtur apo i trishtuar për vulën? Flet Baton Haxhiu
Gazetari Baton Haxhiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’ia dhënë vulën e PD, Sali Berishës ka krijuar një realitet të ri politik.
Sipas tij, dëshira e çdo partie në pushtet është të ketë përballë një opozitë të përçarë, siç ishte për 2 vjet PD, ndërsa në rastin konkret dëshira e Ramës do të ishte të kishte Berishën dhe Metën në betejë.
Ky vendim ka sjellë dy gjëra; një realitet politik që nuk quhet më Rithemelim, një opozitë rreth një njeriu që është non grata, e duan apo jo ndërkombëtarët kjo s’ka më rëndësi. Cilat janë pasojat e PD së re për ballafaqimin me Ramën? Ku është Rama? Unë mendoj se secila parti në pushtet e do një opozitë të përçarë me shumë liderë që merret me vetveten, sot është hapur edhe diçka, ata që nuk kanë ambicie të marrin ndërtesën të bëjnë parti të re dhe hyjnë në betejë. Nuk i bën përshtypje askujt a është i lumtur Rama, sot ka filluar beteja, sot kemi një realitet të ri. Dëshira e PS është të ketë Berishën dhe Metën ne betejë”, tha Haxhiu.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës