Rama sot në Athinë, takime me Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Dendias

8 Janar 2021 | 06:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vizitës 2-ditore në Turqi, po zhvillon sot një tjetër vizitë.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Athinë, ku do të takohet me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama në një postim në Twitter. 

Mediat në Greqi raportojnë se, Mitsotakis do të shtrojë një darkë për kryeministrin shqiptar, ndërsa me Dedias, Rama pritet të ketë një takim privat.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur Parlamenti pritet të miratojë dekretin e presidentit për zgjerimin me 12 milje në Jon.

Ndërsa çështja e marrëveshjes për kufirin detar paraprakisht është vendosur që të zgjidhet në Gjykatën e Hagës.

Lexoni gjithashtu:

Rama të premten në Greqi, Baton Haxhiu: Shqipëria pritet të marrë një rol në politikën e jashtme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026