Rama: Sportistët elitarë mbështeten financiarisht si në nivelin e parë europian
Sot janë nderuar 7 sportistë shqiptarë, kampionë bote dhe Europe, që kanë përfaqësuar vendin në peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ata na kanë bërë krenarë me forcën e shembullit të tyre, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë.
Sipas tij aktualisht ekziston një politikë financiare që i fut sportistët elitarë në nivelin e parë europian sa i takon mbështetjes financiare.
Rama tha se janë të parët në rajon dhe të parët në shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina. Kryeministri deklaroi se do të shtojnë mbështetjen edhe për periudhat stërvitore speciale.
“Sot këtu unë dëshiroj që këta shembuj që i kemi mes nesh t’i çmojmë sa më shumë dhe jo vetëm një ditë, por gjatë gjithë ditëve, gjatë gjithë karrierës së tyre, por në këtë ditë t’i vlerësojmë me yjet e mirënjohjes publike të cilët janë një shprehje e admirimit, respektit dhe e mirënjohjes për gjithçka ju bëni për Shqipërinë dhe për shoqërinë.
Këtu me këtë rast, dua të shtoj gjithashtu se ne jemi shumë të vendosur që ta zhvillojmë mbështetjen për sportistët elitarë, njëkohësisht me mbështetjen për lëvizjen sportive në shkolla. Janë dy binarë në të cilët ne do të vazhdojmë të çojmë para sportin duke marrë në konsideratë nevojat e sportistëve elitarë, jo vetëm të kampionëve, por dhe të atyre që kanë potencialin për t’u kthyer në kampionë,” – u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë