Rama sulmon Lelin: Vlora duhet të ishte xixë, kryetari fle gjumë

22 Korrik 2022 | 09:55

Në një mbledhje me kryetarët e bashkive, kryeministri Rama ka sulmuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin.

Ndërsa renditi bashkitë shembullore dhe ato problematike, kryeministri u shpreh se ka bashki të vogla me buxhet të kufizuar, por që kryetarët bëjnë punë sistematike si Cërriku apo Belshi.

Ai përmendi Lezhën, si një shembull ku bashkia ka bërë një punë të shkëlqyer dhe konkretisht, higjena në plazh është në nivele të larta. Gjithashtu dhe Pogradecin, nga ku mbajti deklaratën e tij, dhe Matin.

“Bashkia më shembullore ndër të gjitha bashkitë është Shijaku, përfshi dhe Tiranën është Shijaku,” – shtoi Rama.

Të njëjtën gjë nuk e pohoi për Vlorën. Rama tha se qyteti ka shumë potencial dhe mbështetje, por kryetari “fle gjumë”.

“Vlora, me gjithë atë potencial që ka dhe me gjithë atë mbështetje që ka nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes, në drekë, në darkë, minimalisht xixë,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026