“Rama surprizon në fund”. Analisti tregon kush mund të jetë kandidati i PS në Vlorë
Analisti Ergys Alushaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania kandidatët potencialë të Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 14 majit.
Alushaj u shpreh se Vilma Bello është një nga emrat që përflitet si një kandidate e vetëshpallur duke zhvilluar me takime të shumta në terren dhe në rrjetet sociale, por si ajo ka edhe të tjerë emra që e kanë vetëshpallur kandidaturën.
Sipas tij, qëllimi i Ramës nuk janë zgjedhjet lokale, por gjetja e një kandidati të fortë që të menaxhojë qytetin dhe PS në zgjedhjet e përgjithshme.
“Ramës i duhet një kadidaturë e fortë që menaxhojë qytetin dhe PS për zgjedhjet e përgjithshme, se lufta politike do të bëhet më e fortë, do nisë në zgjedhjet lokale për votën për partinë, duke pasur parasysh edhe çarjen e fortë mes kreut aktual dhe PS. Bashkia mendohet të jetë e fituar dhe Rama po kërkon një emër të papërfolur, ndoshta një qytetar të Vlorës, që të jetojnë në qytet se në 8 vite pushteti i ka konsumuar socialistët në poste drejtuese, që ta menaxhojë qytetin në zgjedhjet e përgjithshme. Gara do të jetë shumë e fortë për Vlorën”, tha Alushaj.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare