Rama takim me Erdogan në Samitin e NATO-s: Folëm për situatën në Kosovë
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Samitin e NATO-s në Vilnus të Lituanisë, ku së fundmi ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Shefi i qeverisë ka ndarë foto nga takimi në rrjetin e tij social facebook, ku bën me dije në fokus të diskutimeve ishte situata në Ballkan dhe veçanërisht në veriun e Kosovës.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama në facebook.
Kujtojmë se më herët, kryeministri Rama pati një takim dhe me presidentin e Francës Emanuel Macron, ku njoftoi ardhjen e këtij të fundit në një viztë zyrtare në Tiranë së shpejti.
Kujtojmë se gjatë një bashkëbisedimi me eksperten e qendrës evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave te përbashkëta”, Rama deklaroi të martën nga Vilnusi se situata në Kosovë është e rrezikshme dhe rrezikon të kthehet në një vatër zjarri.
“Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha Rama.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti